AL  |  EN
 
 
 
Perse IMB?

Në një vënd ku suksesi i biznesit varet nga ndryshimet e shpeshta të tregut dhe legjislacionit, është e rëndësishme që furnizuesi i teknologjisë dhe informacionit ti paraprijë nevojave tuaja. Insituti i Modelimeve në Biznes (IMB) është kompania “software house” më e madhe në Shqipëri që modelon software financiar dhe shërbime për sukesin tuaj. 

IMB u themelua në vitin 1991 nga tre profesorë të Informatikës në Universitetin e Tiranës; në vitin 1996 doli version I parë I Kontabilitetit Alpha, dhe tashmë ka mbi 60 punonjës si dhe një pozicion lider në treg. 

Në Institutin e Modelimeve në Biznes, çdo dite nëpërmjet specialistëve, programeve, shërbimeve dhe partnerëve tanë ne ndihmojmë klientët të kryejnë praktikat e përditshme të biznesit sipas mënyrës tyre të punës. 

Ne kemi afruar një staf të përgatitur dhe energjik të cilët zhvillojnë dhe implementojnë Programet Alpha në përputhje me kërkesat e tregut dhe standartet e teknologjive të fundit të programimit. Gama e softwareve dhe shërbimeve të IMB është në një evolim të vazhdueshëm. Në të përfshihen software për kontabilitetin, administrimin financiar, burimet njerëzore si dhe projekte të veçanta. Programet tona u dedikohen bizneseve të vogla, të medha, pikave të shitjes me pakicë/shumicë, institucioneve shtetërore, e me rradhë.

Që prej vitit 2006 IMB është partner i MESONIC Business Software dhe ofron e implementon programe ERP WINLine për ndërmarrjet me kompleksitetit më të lartë.

Zgjidhni Institutin e Modelimeve në Biznes si partnerin tuaj, dhe ju do ti bashkoheni mbi 4000 ndërmarrjeve në vënd dhe më gjerë, të cilat mbështeten në Programet Alpha dhe WINLine.

 

 
Kthehu mbrapa    |   
Printo faqen
 
   
 
Pėrse IMB?
Cilėt janė klientėt tanė?
Cmimet tona?
Ku mund t'i gjeni produktet tona?
A mund te provoj programin?
 
Instituti i Modelimeve n&eum...
Alpha POS  145 Euro I...
 
 
 
 
© 2008 IMB       Politika e te Dhenave       Punesime       Newsletter       Si te blini produktet tona